Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 08:22

Athinë – Mijëra shoferë taksie nga provincat, sot do të nisen në protestë në kryeqytetin grek, që ta shprehin solidaritetin e vet me kolegët e zonës së Athinës, të cilët planifikojnë tubim të madh para Parlamentit grek, në shenjë proteste kundër vendimit qeveritar për liberalizimin e plotë të sektorit.

Nga fillimi i javës së kaluar, shoferët e taksive në Greqi, të cilët shpallën grevë për shkak të planeve të Qeverisë që ta hapë profesionin për konkurrencë më të madhe, organizojnë bllokada dhe shkaktojnë ndalesë nëpër aeroporte, porte, magjistrale.

Konform marrëveshjes me FMN-në dhe BE-në, Greqia duhet të liberalizojë 135 të ashtuquajtura “profesione të mbyllura”, që ta rritë konkurrencën dhe zhvillimin e ekonomisë në kuadër të programit për reforma, të kontraktuar me BE-në dhe FMN-në.