Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 08:51

Athina – Mbrojtja e interesave të punonjësve dhe të drejtave dhe lirive të tyre sindikale, janë tema kryesore e Kongresit botërorë të 16-të të sindikatave, që fillon sot në Athinë.

Organizues i Kongresit, që do të zgjasë deri më 10 prill, është Federata Botërore e Sindikatave. Në tubim është lajmëruar pjesëmarrje e mbi 800 përfaqësuesve sindikalë prej 105 vendeve nga e gjithë bota.

Federata botërore e sindikatave është e formuar më 3 tetor të vitit 1945 në Paris, si organizatë që i bashkon sindikatat kombëtare.