Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 15:02

Athinë – Ekzistojnë gjasa për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë, i cili i ngarkon marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës, ka thënë sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, në një intervistë për televizionin grek Skay.

“Theksojmë qartë se i mbështesim negociatat midis Shkupit dhe Athinës. Vlerësojmë se këto negociata ofrojnë mundësi që të zgjidhet kontesti”, ka theksuar Clinton.

Sekretarja amerikane e shtetit theksoi se është e qartë se Maqedonia nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së derisa nuk zgjidhet ky problem dhe i bëri thirrje Greqisë të tregojë gatishmëri për kompromis.

Clinton të dielën arriti për vizitë në Athinë, si pjesë e turneut të saj diplomatik 12-ditor, i cili do të zgjasë deri më 25 korrik.

Para Greqisë ajo e vizitoi Turqinë, ku mori pjesë edhe në takimin e Kontakt grupit për Libinë në Stamboll, ndërsa nga Athina ajo sot niset për në Indi, pas së cilës do t’i vizitojë Indonezinë, Hong-Kongun dhe pjesët jugore të Kinës. (LajmeShqip.com)