Athinë – Tridhjetë e tre persona janë të lënduar dhe 15 janë arrestuar në protestën e djeshme në Athinë kundër planeve të Qeverisë për masa të reja ekonomike.
Sipas burimeve policore, në demonstratat ka pasur rreth 30.000 njerëz. Rreth 1.500 policë e kanë mbyllur një pjesë të madhe të qendrës së Athinës dhe kanë bërë një kordon që deputetët të mos mund të hyjnë në Parlament.
Një shumicë e madhe e demonstruesve protestuan në mënyrë të qetë, lajmëruan mediat greke. Disa grupe të vogla të demonstruesve kanë hyrë në përleshje me policinë e cila ka shfrytëzuar gaz lotsjellës dhe shok-bomba për tu ballafaquar me situatën.