Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 22:26

Athinë – Policia greke përdori, sot, gaz lotsjellës dhe granata me zë ndaj një grupi të njerëzve të rinj, të cilën kanë hedhur gurë ndaj policëve gjatë protestave, kundër masave për kursime, të rekomanduara nga BE-ja dhe FMN-ja.

Tani për tani nuk ka informata për të plagosur dhe për arrestime, pas përleshjeve.

Në Greqi, sot u shpall grevë 24-orëshe në shenjë të protestimit kundër masave të kursimit. Këtë muaj Qeveria socialiste planifikon që të kryej shkurtime të reja të shpenzimeve, të cilat kanë për qëllim kursimin e 23 miliardë eurove deri në vitin 2015.