Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 08:53

Athinë – Presidenti grek Karlos Papulas bëri thirrje në ndryshim real që të mundet vendi të dalë nga kriza e tanishme.

“Që të ndodh një ndryshim i vërtetë duhet të ndërrohet kultura jonë. Është koha që të shihemi në pasqyrë”, deklaroi Papulas në kremtimin e 185-vjetorit të mbrojtjes së heronjve të qytetit Mesolongi gjatë kryengritjes në vitin 1826 për çlirimin nga sundimi turk.

Atëherë mbrojtësit grekë të qytetit u treguan si heronjë të vërtetë, ndërsa Mesolongi është emëruar për qytet lule në vitin 1931.

“Shumë punë nuk varen prej nesh, por nga vendimet të cilat i miraton kryesia e BE-së. Disa, ndërkaq, janë kryesisht detyra jonë”, shtoi Papulas, duke e theksuar nevojën e modernizimit të shtetit, nga rikuperimi i ekonomisë dhe nga kthimi i besimit midis qytetarëve dhe shtetit.

Shefi i shtetit grek theksoi se dalja nga kriza parashikon ndryshime, duke i përcaktuar disa prej tyre si “të sëmura”, ndërsa të tjerët si “të nevojshme”.