Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 10:55

Athinë – Një kontrollor ishte qëlluar me pistoletë nga një udhëtar në autobusin urban, i cili udhëtonte deri në Pire.

Sulmuesi tridhjetë vjeçar nxori pistoletë dhe qëlloi ndaj kontrollorit, pasi ai kishte kërkuar prej tij që t’ia kontrollojë biletën. Sulmuesi arriti të ikë dhe policia është në kërkim të tij.

Kontrollori 48 vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetë, është pjesë e shërbimit të ri të formuar kohë më parë prej një qind inspektorëve, të cilët duhet ta përforcojnë kontrollin në transportin e qytetit dhe të pengojnë praktikën e udhëtimit pa bileta ose me bileta të falsifikuara.