Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 15:31

Athinë – Greqia nuk do të pajtohet me marrëveshjen eventuale për emrin që të konfirmohet në referendum, ka bërë të ditur zëdhënësi i MPJ-së greke Gergoris Delavekuras në brifingun e djeshëm për gazetarë në Athinë. “Në lidhje me çështjen për referendum që është vendosur nga autoritet në Shkup, e tani edhe nga opozita, Greqia dëshiron përfundimisht, marrëveshje definitive me “IRJM” në lidhje me kontestin e emrit. Nuk ka gjasa të dakordohet me një marrëveshje “për referendum” me të cilin do të do të mbeten çështje të zgjidhen më tej. Ne flasim për emrin me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm “erga-omnes”, dhe kjo patjetër duhet të jetë rezultat me të cilin Greqia do të dakordohet”, ka thënë Devalekuras. Periudha zgjedhore në Maqedoni, sipas Qeverisë në Athinë, nuk mundëson kushte për progres të zgjidhjes të çështjes të emrit, por pret dimensionimin e procesit të zgjedhjeve. “Greqia është e gatshme të bëjë hapa nga arritja e marrëveshjes. Parashtruam propozime pozitive, konstruktive, të balancuara të cilat mund të sjellin deri në zgjidhjen me të cilën do të jenë të kënaqura të dyja palët. Presim që kryesia e Shkupit pas zgjedhjeve të vjen në tryezën negocuese me vullnet të vërtet politik, sepse besojmë se shumë shpejtë mund të vijmë deri te zgjidhja. Kjo do të mundësojë dinamikë të re në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe në perspektivën euroatlantike në Shkup, të cilën Athina e mbështet”, ka thënë Delavekuras.