Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 06:56

Athinë – Bomba të përpunuar me dorë janë vendosur nga persona të panjohur në hyrjet e zyrave politike në Athinë të dy përfaqësuesve të Partisë Socialiste qeveritare PASOK.

Dy nga tre bombat e vendosura kanë shpërthyer në zyrën politike të ish-ministrit të Politikës Sociale, Fani Petralia dhe kanë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nuk ka shpërthyer bomba e përpunuar me dorë në zyrën e Vaso Papandreut, përgjegjëse për çështjet e armatimit.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për bombat e vendosura.