Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 21:13

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi denoncoi sot atë që e quajti “skandal” në vizitën e ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti në Greqi. AK thotë në reagimin e saj, se Greqia vijon të përçmojë Shqipërinë dhe në sy të zyrtarëve të lartë të saj.

Sipas saj (shihet edhe në foto) në konferencën e përbashkët për shtyp të Ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti dhe Dimitris Avramopulus në Athinë një nga dy flamujt shqiptar është vendosur me kokë poshtë.

“Turpi kombëtar i diplomacisë së gjunjëzuar nuk ka të sosur.”- përfundon reagimi i AK-së. Pamjet që vijnë nga konferenca e sotme për shtyp e dy ministrave të Jashtëm tregojnë njërin nga flamujt, i cili nuk është vendosur në mënyrën e duhur duke kthyer shqiponujë dykrenare me kokëposhtë. (LajmeShqip.com)