Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 13:01

Bruksel – Aeroplani i parë në botë, i cili qarkullon me ndihmë të energjisë së diellit, ateroi mbrëmë në aeroportin “Zeventem” në Bruksel.

Aeroplani, i cili fluturoi të premten në mëngjes nga Zvicra, ateroi rreth orës 22 sipas kohës lokale dhe me këtë përfundoi fluturimi i parë ndërkombëtar i fluturakes eksperimentale zvicerane.

Krahët e aeroplanit janë të ngjashëm si “Erbas” A340, një ndër aeroplanët më të mëdhenj për udhëtarë në botë, që peshon 1. 600 kilogramë.

Ai fluturon me katër motor elektrikë me kapacitet të përgjithshëm prej 10 fuqi të jonit dhe vetëm me ndihmë të energjisë, të grumbulluar nga Dielli përmes 1. 200 foto qelizave.