Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 07:48

Shtatë persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një kolegj në Kaliforni, bëri të ditur policia lokale.

Zëdhënësja e policisë, Cynthia Perkins ka konfirmuar numrin e vdekjeve pas sulmit në Universitetin e Oikos në qytetin e Oakland.

Vetëm pak çaste më pas një i dyshuar u arrestua në një qendër tregtare në qytetin fqinj të Alamedas.

Universiteti i Oikos është një institucion privat fetar që ofron kurse në teologji, muzikë dhe infermieri.

Nga raportimet e para u dukën se ishin katër trupa të mbuluara me pëlhurë jashtë një prej ndërtesave të universitetit, raportoi “San Francisco Chronicle”. Pamjet televizive treguan njerëz të plagosur duke dalë nga ndërtesat.

Njeriu i armatosur që vrau shtatë vetë dhe plagosi tre të tjerë në një kolegj në Kaliforni është identifikuar nga policia si 43-vjeçari, One Goh.

Oficerët e Forcave të Armatosura hynë në kolegj pas sulmit të së hënës në mëngjes. Pesë persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën në spital.