Lajme Shqip Thursday, 18 October 2012 08:00

Beograd – E rëndësishme është që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa Serbia një ditë do të vijë në situatë kur do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka thënë për mediat serbe ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.

Ministri i jashtëm i Luksemburgut ka thënë se është në interesin e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë marrëdhëniet mes veti.

Në kuadër të kësaj, Asselborn, ka thënë se është plotësisht i pranueshëm rekomandimi i Komisionit Evropian, që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës, transmeton “Novosti”.

“Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë dhe të jetë më përmbajtësor. Bisedimet janë mënyra e vetme që do të sjell deri te normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe stabilitetit të Rajonit, kurse jam i bindur se një ditë Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Asselborn.(LajmeShqip.com)