Lajme Shqip Wednesday, 01 August 2012 17:14

Siri – Presidenti sirian Bashar al-Assad thotë se ushtria e tij është e angazhuar në një betejë kundër rebelëve që do të përcaktojë fatin e vendit.
 
Zoti Assad lavdëroi forcat qeveritare përmes një deklarate sot, ndërsa dhuna vazhdon në mbarë Sirinë.
 
Grupi Vëzhgues Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se të paktën një person u vra në luftimet mes rebelëve dhe forcave të sigurisë në një lagje me shumicë të krishterë të Damaskut. Luftimet kanë qënë të rralla në këto zona të kryeqytetit gjatë kryengritjes 17 mujore kundër regjimit të zotit Assad.
 
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Siri konfirmoi sot se luftëtarët e opozitës kanë tani armë të rënda, përfshi tanke. Zëdhënësja Sausan Ghosheh tha gjithashtu dje se vëzhguesit e misionit pane për here të pare avionët luftarak qeveritarë të qëllonin mbi qytetin e Aleppos. (LajmeShqip.com)