Lajme Shqip Saturday, 04 May 2013 13:24

Damask – Media shtetërore siriane ka raportuar se presidenti sirian Bashar Al Assad, ka vizituar një kamp në Damask.

Kjo është paraqitja e dytë në publik e Assadit brenda javës.

Raportet thonë se Assad ka marrë pjesë në inaugurimin e një shtatoreje për “martirët” nga Siria, të cilët kanë vdekur në këtë vend që nga shpërthimi i luftës civile dy vjet më parë, raporton The Guardian.

Një fotografi e publikuar në profiling e Assadit në Facebook, shihet duke u përshëndetur nga studentët.Që nga shpërthimi i luftës civile në Siri, Assad ka bërë paraqitje të rralla në publik.