Lajme Shqip Thursday, 08 March 2012 19:03

Bruksel- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Kethrin Ashton deklaroi sot se barazi e plotë gjinore ende nuk është realizuar dhe u kthye në rolin qendror të gruas në vendet arabe në tranzicion.

“Edhe pse mund të jemi krenar në përparimin e deritanishëm, dita e sotme na përkujton se në barazinë e plotë gjinore duhet edhe shumë të punohet”, tha Ashton në porosinë me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas.

“Edhe pse gratë ende nuk janë prezantuar politikisht në mënyrë adekuate, BE-ja e inkurajon rolin e tyre udhëheqës gjatë kohës së Pranverës arabe dhe shpresojmë se do të mbajnë rol qendror në tranzicion”, porosit Ashton.

Ajo theksoi se BE-ja do të vazhdojë që t’i mbështesë grupet e grave në Mediteranin Jugor dhe në mbarë botën dhe e theksoi shembullin për projektin me të cilin libianeve u është mundësuar që t’i vëzhgojnë zgjedhjet në Tunizi. (LajmeShqip.com)