Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 11:00

New York – Asambleja e Përgjithshme e KB-së të enjten do të votojë për rezolutën e re për Sirinë, në të cilën presidentit sirian Bashar al Asad i bëhet thirrje që t’i ndërpresë sulmet vdekjeprurëse ndaj civilëve, lajmëruan agjencitë botërore, duke iu referuar diplomatëve anonim nga selia e KB-së në New York.

Projekt rezolutën për Sirinë e përgatiti Arabia Saudite dhe Katari dhe për të kërkohet edhe emërimi i një përfaqësuesi special i KB-së për Sirinë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së nuk ka të drejtë në veto.

Ky hap vijoi pasi Rusia dhe Kina gjatë këtij muaji vendosën veto ndaj rezolutës së dytë në Këshillin e Sigurimit të KB-së për krizën në Siri.

Agjencitë paralajmërojnë se  pritet që Asambleja e Përgjithshme  ta shqyrtojë rezolutën jo të obligueshme, e ngjashme me atë të Këshillit të Sigurimit, ndaj të cilës Rusia dhe Kina vendosën veto, e cila e mbështet  planin e Ligës Arabe për dorëzimin e pushtetit nga presidenti Bashar al Asad dhe zëvendës të tij dhe formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, që do të krijojë kushte për caktimin e zgjedhjeve.