Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 11:00

Damask-Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka urdhëruar organizimin e referendumit për kushtetutën e re, që do të mbahej më 26 shkurt.

Draft-dokumenti raportohet se përmban një klauzolë që e përshkruan partinë e Asadit, Baath, si “udhëheqëse të kombit dhe të shoqërisë”.

Referendumi është shpallur të mërkurën, përderisa shtypja vdekjeprurëse që ushtron regjimi ndaj protestuesve anti-qeveritarë, ka hyrë tashmë në muajin e 11-të. Grupet opozitare kanë kërkuar ndryshime në kushtetutë, por tani thonë se nuk pranojnë asgjë më pak se largimin e Asadit.

Ky i fundit po përballet me kërkesa të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar që të lërë pushtetin ose t’i japë fund dhunës. Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare që nga marsi i vitit të kaluar dhe që atëherë kanë humbur jetën mijëra njerëz.