Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 08:51

Damask – Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad, lavdëroi Rusinë për mbështetjen e ofruar Damaskut zyrtar.

Këto komente Asad i bëri gjatë vizitës së Patriarkut të Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, në Siri.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA njoftoi se në takimin me Kirilin, Asad ka shfaqur “respektin e tij” duke thënë se “populli dhe autoritetet e Rusisë janë rreshtuar në anën e Sirisë”.

Asad gjithashtu theksoi rëndësinë e “marrëdhënieve historike ndërmjet dy shteteve mike”. SANA bëri të ditur që patriarku duhet të ketë arritur në Damask të shtunën për një vizitë në Siri dhe Liban.