Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 10:15

Doha- Presidenti palestinez Mahmud Abas do ta udhëheqë Qeverinë e përkohshme të unitetit kombëtar deri te zbatimi i zgjedhjeve, u dakorduan sot në Katar lëvizjet kryesore politike palestineze, Fatahu i Abasit dhe Hamasi i Haled Meshalit.

Zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet për president të ri në territoret autonome palestineze u anuluan për shkak të “problemeve organizative”, por do të mbahen në “kohë më të shpejtë” deklaruan përfaqësuesit palestinez të cilët morën pjesë në negociatat për pajtim mes dy fraksioneve pas ndërmjetësimit të emirit nga Katari.

Të dy palët përafërsisht katër vite u përpoqën që të pajtohen. Hamasi me forcë e mori pushtetin në Rripin e Gazës, përderisa Bregu Perëndimor ishtë në pushtet të Fatahut.

Një burim anonim nga delegacioni i Abasit deklaroi se dialogu rrjedh në atmosferë pozitive, por se janë të domosdoshme edhe bisedime edhe me fraksione tjera palestineze për një sërë çështjesh të ndërlidhura me zgjedhjet dhe me përbërjen e qeverisë së përkohshme të unitetit.

Ai theksoi se dy liderët dëshirojnë shpejt të arrijnë marrëveshje për përbërjen e qeverisë së përkohshme dhe të organizohen zgjedhjet. Abasi dhe Mashal dje patën dy takime, ndërsa sot do të takohen sërish. (LajmeShqip.com)