Lajme Shqip Friday, 16 March 2012 17:12

Arrestohet aktori i famshem amerikan George Clooney ndërsa protestonte bashkë me të atin jashtë ambasades sudaze në Washington.

Protestuesit akuzuan presidentin e Sudanit, Omar al-Bashir, se ka provokuar një krize humanitare dhe ka bllokuar ushqimet dhe ndihmat të hyjnë në vend.

Bashkë me aktorin Clooney dhe babain e tij në pranga mësohet se ka rënë edhe kongresmeni demokrat Jim Moran si dhe presidenti i shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të njerezve me ngjyre, Ben Jealous.

Pak përpara se të arrestohej, George Clooney pati thënë se kërkon të tërheqë sa më shumë vëmendjen për çështjen e Sudanit, që rrezikon të përballet me nje katastrofë të vërtetë humanitare.