Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 13:56

Milano – U arrestua nga policia e Cassano d’Adda në Itali, Valentin Frrokaj 35 vjeç, njëri nga dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Parma në 2 shkurt.
Shqiptarit të arratisur iu gjet me vete një çantë brenda së cilës kishte një pistoletë, fasheta plastike, kaçavida dhe një makinë tip Golf të vjedhur në Pavia, në 28 mars.
Teksa u shoqërua në policia ai tregoi dokumente me gjeneralitete rumune, të cilat nuk i bindën efektivët e policisë, por nga hetimet dhe shenjat e gishtërinjve u zbulua identiteti i tij i vërtetë, raporton NOA.
Frrokaj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano me burg përjetë për vrasjen e një bashkëkombasi të tij në vitin 2007 në Brescia. 35 vjeçari ishte arratisur nga burgu gjatë muajit shkurt bashkë me shqiptarin tjetër Taulant Toma 29 vjeç, i cili ishte në burg për grabitje deh drogë.