Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 11:39

Romë – Policia italiane arrestoi pas kërkimit trevjeçar, shefin e klanit mafioz Korleone, qytezë siciliane, i cili u bë i famshëm në filmin e njohur “Kumbari”.

Gaetano Rina (79) është vëllau i shefit të mëparshëm të Koza Nostras, Salvatore Toti Rina, i cili ndodhet në burg prej vitit 1993 me burgim të përjetshëm. Gaetano Rina, së bashku me tre persona të tjerë është arrestuar në qytetin Mazara del Valo, në jugperëndim të Sicilisë, ku ka jetuar dhe prej ku e ka kontrolluar Korleonen.

Ata akuzohen për detyrim të shoqërimit kriminel. Klani, Karleone edhe më tej ka “rol qendror” në qarqet mafioze edhe pse krahas asaj që një pjesë e pjesëtarëve të theksuar të tij janë arrestuar.