Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 11:25

Një person shtetas i Maqedonisë, është arrestuar pasi ka tentuar të korruptojë zyrtarin policor duke i futur një kartëmonedhë prej 5 euro ryshfet në pasaportën e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, të martën në mesditë, gjatë kontrollimit të dokumenteve të dyshuarit mashkull, raporton lajmi.net.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i njëjti është liruar.