Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 00:20

Policia serbe dhe ajo spanjolle kane njoftuar sipas Tanjugut, se kane arrestuar nje nga kriminelet me te kerkuar serbe, Luka Bojovic.

Prokuroria e krimit të organizuar në aktakuzën e saj deklaron  se Bojoviq ka qëndruar në krye të “Klanit të Zemunit” pas vrasjes së liderit të tij Dushan Spasojeviç dhe Mile Lukoviç në mars 2003 dhe ka konsoliduar pushtetin e tij pas arrestimit të Milorad Ulemek Legijas.

Që nga viti ai u bë udhëheqës i “Zemunit”, ai organizoi likuidimin, e mjaft kundershtareve politike.  

Bojoviç u arrestua në tetor 2007 mde dyshimin se kishte marre pjese ne vrasjen e Gjingjic,megjithatë, u akuzua për posedim ilegal të armëve në mungesë të provave.

Për shkak të posedimit ilegal të armëve u dënua 15 muaj në burg  ne 2009  pas të cilës ai u lirua me kusht.

Bojoviç ishte anëtar i grupit paraushtarak kryesuar nga Zheljko Razhnjatoviç Arkan