Lajme Shqip Wednesday, 11 April 2012 11:45

Ish-ministri i Mbrojtjes Akis Cohaxopulos është arrestuar paraditen e së mërkurës prej policisë greke. Sipas informacioneve të para, ish-ministri dhe krahu i djathtë i liderëve politikë të PASOK-ut u arrestua në banesën e tij pas një urdhër arresti të prokurorisë së Athinës.

Cohaxopulos ishte nën akuzë për korrupsion dhe fshehje të të ardhurave. Ai ishte nën hetim edhe për një sërë aferash korruptive që kane lidhje me dhënien e tenderave për blerjen e armatimeve dhe nëndetëseve të ushtrisë greke.

Emri i Cohaxopulos doli ne pah mbas hetimeve të drejtësisë gjermane, të cilat hidhnin dritë mbi një aferë korruptive të kompanive gjermane dhe politikanit të lartë grek.

Prej hetimeve të bëra gjatë kësaj periudhe, zoti Cohaxopulos, nuk mundi të vërtetojë prejardhjen e pasurisë se tij,e cila vlerësohet ne disa milionë euro në kash dhe pasuri të patundshme.

Arrestimi i tij është i pari i një politikani te larte grek, me gjithë dyshimet për korrupsion ne radhët e politikaneve vendas.