Lajme Shqip Monday, 15 July 2013 13:15

Shkup – Mëngjesin e sotëm është arrestuar Pasko Kuzman, drejtor i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase.

Ai është parë i prangosur para Gjyqit penal të Shkupit, ndërsa nga MPB vetëm shkurt kanë konfirmuar aktin, duke thënë se me më shumë detaje do të paraqiten gjatë ditës, shkruan Zhurnal.

Sipas burimeve nga hetimet, Kuzman është arrestuar për rastin “Falanga 2”, ku më parë ranë 19 persona mes të cilëve edhe të punësuar në Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Muzeut të Maqedonisë në Demir Kapi si dhe zyrtar policie nga Velesi.

Një grup në lokalitete arkeologjike në Demir Kapi, Sveti Nikollë, Kavadar dhe Shkup kanë kryer gërmimetë lëndëve me vlerë arkeologjike dhe kulturore, shitjen e tyre në vende të jashtme për të cilat ekziston mëdyshje se kanë origjinë nga objekte kishtare, por edhe me vlerë të papërcaktuar të trashëgimisë kulturore të Maqedonisë.