Lajme Shqip Wednesday, 12 December 2012 11:15

Beograd – Mediat në Serbi raportojnë se biznesmeni më i pasur i vendit është arrestuar në lidhje me një marrëveshje të privatizimit.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se Mirosllav Mishkoviq, djali i tij dhe gjashtë biznesmenë të tjerë janë kapur sot.

Prokurorët pritet të vendosin për paraburgimin e tyre brenda 48 orësh.

Akuzat kanë të bëjnë me një skemë të përvetësimit, në vlerë prej 40 milionë eurosh.

Mishkoviq ka bërë pasurinë e tij si aleat i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve 1990.

Pasuria e tij, më 2007, është llogaritur në më shumë 2 miliardë euro, edhe pse besohet se është tkurrur nga ajo kohë.(REL)