Lajme Shqip Sunday, 02 February 2014 15:36

Një foshnjë është gjetur e vdekur, pasi kishte një javë që ishte hedhur në rrugë nga prindërit e saj. Ngjarja që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur në qytetin Mersin të Turqisë. Bebja e vogël kishte vetëm një javë që kishte ardhur në jetë, por prindërit e tij kishin vendosur që ta braktisin vogëlushin e pafat, të lindur nga lidhja jashtëmartesore.

Për të “shpëtuar” fëmija, nëna 34-vjeçare N.B.E. dhe babi 24 vjeçar T.T., e kanë lënë atë të vetëm, të mbështjellë në një batanije pranë pikës së grumbullimit të plehrave të qytetit.

Fëmija njëjavësh ka qëndruar mbi qiell të hapur plot një javë, derisa është gjetur i vdekur nga punonjësit e bashkisë.

Sipas raportit mjekësor, fëmija ka vdekur nga i ftohti dhe uria dhe është gjetur i lagur pasi kishte katër ditë rresht që binte shi. 

Policia ka arrestuar prindërit e fëmijës dhe u ka caktuar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj tyre është ngritur padi për vrasje me paramendim./zeri/