Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 09:50

Uashington – SHBA-ja vlerësoi sot se arrestimi i Julija Timoshenkos, me siguri është politikisht i motivuar, ndërsa Organizata për bashkëpunim dhe siguri në Evropë (OSBE) kërkoi nga Kievi që të sigurojë gjykim të drejtë ndaj ish-kryeministres ukrainase.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Mark Toner i bëri thirrje Ukrainës që ta rihetojë vendimin për arrestimin e Julija Timoshenkos dhe ta shqyrtojë mundësinë për lirimin e saj.

“Arrestimi i saj e vë nën pikëpyetje aplikimin e sundimit të drejtësisë në Ukrainë dhe vazhdon të kontribuojë në atë që ngjan në përndjekje politikisht të motivuara”, tha Toner.