Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 18:37

Aman – Ushtarët sirianë vranë të paktën pesë civilë dhe lënduan 16 të tjerë, pasi në afërsi të kufirit me Libanin e sulmuan qytetin Kuseir, transmetuan agjencitë, duke iu referuar aktivistëve.

Qendra siriane për vëzhgimin e të drejtave të njeriut kumtoi se forcat e sigurisë, të përkrahur nga tanket, e sulmuan qytetin Kuseir, që gjendet në afërsi të kufirit libanez, pasi gjatë natës të kaluar në të ka pasur protesta me thirrje për rrëzimin nga pushteti të presidentit Bashar Al Asad,

Një organizatë tjetër joqeveritare – Aleanca siriane për koordinimin e revolucionit,  kumtoi se disponon me emrat e nëntë të vrarëve, ndërsa mes tyre ka edhe një grua dhe një foshnje, të cilët kanë humbur jetën gjatë gjuajtjeve të pakontrolluara të ushtarëve.