Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 09:54

Mexico City – Tetë anëtarë të dyshuar të një grupi kriminel janë vrarë dje në të shtënat me pjesëtarët e armatës meksikane, në perëndim të shtetit meksikan Miçoakan.

Përleshja e armatosur ka ndodhur kur një patrullë ushtarake tentoi të ndalë disa automjete, në të cilat gjendeshin persona të armatosur.

Në incident nuk ka ushtarë të pësuar, ndërsa armata i konfiskoi armët, municionin dhe automjetet e kriminelëve të dyshuar.

Në Minçokan operojnë disa organizata kriminele, nga të cilat më e njohur është La Familia, e njohur edhe në Kalorësit templierë kalorës.