Nju-Jork – Zjarri i madh në pjesën lindore të Arizonës kërcënohet të rritet në një nga zjarret më të mëdha në historinë e shtetit, lajmërojnë mediat amerikane.
Zjarrfikësit po tentojnë ta parandalojnë zjarrin që ta shkatërrojë qytetin e vogël malor Luna, në Nju-Meksikë.
Autoritetet kryejnë biseda informative me dy persona të dyshuar se e kanë shkaktuar zjarrin duke mos e shuar zjarrin në një kamp. Është planifikuar evakuim i 200 personave nga Luna.
Zjarre ka edhe në pjesë të tjera të Nju-Meksikës edhe përgjatë kufirit me Koloradon ku është mbyllur edhe autostrada ndërkombëtare.
Zjarret shkatërruan qindra kilometra katrorë në Teksas në disa nga javët e kaluara.