Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 19:03

Shkup – Zv/kryeministrja e Maqedonisë për Integrime, Teuta Arifi, i ka dërguar një letër homologut grek, Teodoros Pangallos, me ide për bashkëpunim.

Ajo ka pranuar se BDI, si parti participiente në qeveri, jep kontributin maksimal për të përshpejtuar proceset euro-integruese.

“Shpresoj të marrim përgjigje pozitive, sepse i kam dërguar një letër qëllimmirë, me ide për bashkëpunim, në funksion të zhdukjeve të paragjykimeve në Ballkan. Ne nuk ushtrojmë presion për çështjen e emrit por japim kontribut maksimal për të gjendur zgjidhje”, ka thënë Arifi.

Ajo ka thënë se javën e ardhshme do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë,Sali Berisha dhe ditë më pas me homologun e saj serb, Bozhidar Gjeliq.

“Angazhimi në iniciativat rajonale duhet të jetë një angazhim pozitiv për tejkalimin e paragjykimeve në Ballkan që së bashku të realizojmë synimet tona evropiane”, ka thënë Arifi. (LajmeShqip.com)