Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 14:20

Shkup – Zv/kryeministrja për eurointegrime, Teuta Arifi, ka vlerësuar të enjten se është koha kur elitat politike duhet të ballafaqohen seriozisht me çështjen e emrit. Ajo këtë e ka bërë të njohur në paraqitjen e saj përpara Komisionit parlamentar për çështje evropiane.

“Nuk është çdoherë e mjaftueshme që të thoni se e keni mbaruar punën mirë, por është patjetër ajo e cila u është dhënë si obligim. Unë nuk them se ne nuk i kryejmë obligimet ashtu siç duhet, megjithatë ka çështje të cilat nuk janë të mira me të cilat e kemi patjetër të ballafaqohemi. Tani është koha kur elita politike duhet seriozisht të ballafaqohen me këto probleme”, ka thënë Arifi.

Sipas saj, zgjidhja e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe plotësimi i rekomandimeve nga drejtoria për zgjerim i komisionit evropian, do të jenë prioritet kryesore të saj. Në paraqitjen e saj të parë përpara deputetëve, madje Teuta Arifi ka përkujtuar në rekomandimet që morën ministrat e punëve të Brendshme ai i Drejtësisë dhe ministria për Shoqëri informative nga ana e KE-së.

Sipas saj pjesa më e madhe e rekomandimeve janë në fazën e realizimit, dhe se çelësi është që deri më 5 shtator të plotësohen pjesa më e madhe e tyre, siç thotë ajo, “me qëllim të krijimit të pozicionit të Maqedonisë në raportin e ardhshëm i cili pritet të publikohet në tetor”. (LajmeShqip.com)