Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 08:40

Buenos Ajres – Shtatë punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar gjatë shembjes së një ndërtese në ndërtim e sipër në qytetin argjentinas Korientes, kumtuan mbrëmë autoritetet lokale.

Në kumtesë theksohet edhe se pesë nga punëtorët e lënduar ndodhen në gjendje kritike.

Burimet e njëjta informojnë se ndërtesa që ishte në ndërtim gjatë rrëzimit të saj ka marrë me vete edhe një pjesë të objektit pranë tij.

Shkaku për këtë shembje akoma nuk është bërë i ditur.