Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 10:47

Buenos-Ajres – Një aeroplan udhëtarësh me 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të bordit, u rrëzua në pjesën jugore të Argjentinës. Nuk ka të mbijetuar në katastrofën.

Ekipet e shpëtimit i kanë zbuluar mbetjet e aeroplanit, i cili është rrëzuar në një rajon të pabanuar në provincën Rio Negro në zonën Patagonia dhe trupat e të gjithë udhëtarëve.

Është rrëzuar aeroplani Saab 340, pronë e kompanisë rajonale e cila ka kryer fluturim nga Kordoba drejt Komodor Rivadivës.