Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 11:40

Bagdad – Arabia Saudite emëroi një ambasador në Irak, me qëllim ripërtëritjen e marrëdhënieve diplomatike me Bagdadin pas më shumë se 20 viteve, deklaroi ministri irakian i Punëve të Jashtme, Hoshijar Zaberi.

“Për herë të parë, që prej vitit 1990, Riadi dërgon ambasador të vet në Bagdad”, theksoi Zebari.

Kumtesa vjen në momentin, në të cilin gjithnjë e më qartë theksohet hendeku midis shteteve me popullatë dominuese shiite ose sunite për shkak të presionit ndaj Iranit në Siri.

Arabia Saudite, si dhe një sërë vendesh të tjera arabe, i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Bagdadin pas intervenimit irakian në Kuvajt në vitin 1990. Ripërtëritja e marrëdhënieve diplomatike u bë e mundur pas rrëzimit të regjimit të Sadam Huseinit.