Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 10:53

Arabia Saudite i është përgjigjur rritjes së numrit të njerëzve që largohen nga Lindja e Mesme për Evropën Perëndimore – duke ofruar ndërtimin e 200 xhamive në Gjermani.

Gazeta angleze The Independent shkruan se shtetet e pasura të Gjirit janë akuzuar se nuk po kontribuojnë për të zbutur krizën humanitare dhe kanë mbyllur dyert për refugjatët shumica e të cilëve i përkasin të njëjtës fe, asaj islame, transmeton lajmi.net.

Por sipas gazetës më të besueshme gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, e cila citon gazetën libaneze Al Diyar, Arabia Saudite ka “hapur zemrën” dhe ka ofruar ndërtimin e një xhamie për çdo 100 refugjatë që kanë hyrë në Gjermani fundjavën e kaluar.