Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 20:10

Washington – Presidenti amerikan Barack Obama, nëpërmjet një fjalimi drejtuar popullit amerikan dhe botës, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri.
Obama në fjalimin e tij, vec tjerash ka thënë se SHBA nuk mund të qëndrojnë duarkryq, në momentin kur “shohim se një dictator po vret fëmijët me gaz”.
Ai ka thënë se kjo formë e luftës, tashmë paraqet rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fqinjët e saj, andaj ai ka marrë vendim për ndërhyrje ushtarake.
Obama nuk e ka specifikuar ndëryhrjen dhe kohën, mirëpo ka thënë se “SHBA mund të ndërhyjë kurdo në Siri”.
“Operacioni ushtarak mund të ndodhë nesër, javën tjetër, ose në një të ardhme të afërt”, ka thënë presidenti amerikan.
Obama megjithatë ka përmendur se duhet të jepet edhe votimi në Kongres në lidhje me këtë çështje, e cila është paraparë të ndodhë më 9 shtator, mirëpo ka thënë se ndërhyrja do ndodhë edhe pa vendimin e Kongresit./Lajmeshqip/