Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 08:00

Athinë- Nuk është përjashtuar mundësia që Greqisë t’i imponohen masa shtesë për kursime, njoftoi televizioni grek “Antena”.

Në muajin qershor inspektorët e “treshes” ndërkombëtare të përbërë nga Bashkimi Evropian, Banka qendrore evropiane (BQE) dhe Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) do të kryejnë kontroll nëse Athina i zbaton masat e caktuara në marrëveshjen për pakon e tyre për ndihmë të vendit.

Përderisa qëllimet nuk plotësohen, mund të imponohen ulje shtesë të pagave në sektorin shtetëror dhe të shpenzimeve sociale, si dhe të mjeteve për mbrojtje.

Në marrëveshjen për pakon e re të ndihmës, Greqia obligohet për zbatimin e masave për kursime në vlerë prej 14,2 deri në 14,5 miliardë euro në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2014.

Televizioni njofton se nuk është përjashtuar mundësia që afati i marrëveshjes të vazhdohet për një vit, deri në vitin 2015.

Marrëveshja e re kreditore është pranuar nga Parlamenti grek me 199 vota “për”, por në atmosferë të tensionuar dhe diskutime të ashpra.

Me këtë është realizuar kushti i kreditorëve të vendit për ndarjen e pakos së re për ndihmë në vlerë prej 130 miliardë euro. (LajmeShqip.com)