Lajme Shqip Friday, 03 February 2012 19:41

Londër – Grupi i hakerëve Anonimus, përsëri gjeti mënyrë që t’i turpërojë ata të cilët janë të obliguar për ndërprerje të tyre me punë dhe arrestim. Anonymous publikoi inçizim e plotë të thirrjes konferenciale mes agjentëve të FBI-së dhe kolegëve nga Skotland Jardi britanik, ndërsa më interesante është që policia ka folur për atë se si t’i ndalojnë Anonimusët.

Kapja e e-maileve të ndryshëm mes FBI-së të cilët duket se kanë qenë të infektuar prej kohësh, ka bërë që Anonymous të kap emailin me të dhënat e konferencës në fjalë, përfshirë numrin e telefonit, kodin e fshehur dhe të dhëna tjera.

Biseda nxjerrë në pah detaje të ndryshme rreth mënyrës dhe vëzhgimit që është duke bërë grupit Anonymous, grup hakerash i cili tashmë ka goditur botën, duke shkaktuar shumë pengesa të ndryshme, përmes sulmeve të organizuara që prej fillimit të rastit Wikileaks, kur nxorri publikisht dosjet, tashmë të njohura të “Kabllogrameve diplomatike” që nuk lanë pa prekur edhe Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe vende tjera, pasi PayPal kishte ndaluar përkrahjen e Wikileaks duke i ndaluar transaksionet dhe donacionet online.

Në bisedën 16 minutëshe të zhvilluar të martën, 17 janar 2012 zbulohen detaje interesante, jo vetëm të rezultateve të hetimeve dhe vëzhgimeve, por edhe të mënyrave, bashkëpunimit dhe metodave që përdoren për t’i zbuluar grupin e panjohur Anonymous.

Anonymous ka publikuar e-mailin e takimit në të cilin ishin të dhëna kodet, numri i konferencës, kodi i fshehur dhe detaje tjera. FBI-ja e ka konfirmuar kapjen e kësaj bisede duke e quajtur atë të paligjshme dhe të dëmshme. (LajmeShqip.com)