Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 11:15

Athinë – Grupi i hakerëve “Anonimët” (anglisht ‘Anonymous’) ka paralajmëruar mediat greke për sulme masive. Kumtesa e tyre është shpallur në internet.

Në inçizim shihet një burrë me maskë karakteristike për grupin, i cili e lexon tekstin.

Ai paralajmëron se faqet elektronike mediatike greke nuk do të jenë vetëm të sulmuara, por edhe të shkatërruara.

Në këtë kumtesë ato i kanë quajtur mediat greke si “mjete për mashtrim masiv”.

Si “viktimë” e parë theksohet faqja e internetit e televizionit “Mega”.