Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 12:43

Londër – Organizata e hakerëve “Anonimët” publikoi se ka hyrë në rreth 70 internet faqe të organeve të rendit të pjesës jugore dhe qendrore të SHBA-së për shkak të arrestimit të simpatizantëve të saj në SHBA dhe Britani të Madhe.

Grupi pohon se kanë arritur të vjedhin rreth 10 gigabajt të dhëna, duke përfshirë edhe mesazhe, detaje të kartelave kreditore dhe informacione të tjera të rëndësishme.

Pohimet e “Anonimëve” akoma nuk janë konfirmuar, por gjatë kontrollit të Internet faqeve në të cilat kanë hyrë, kryesisht nga vendet Arkanzas, Luziana, Misuri dhe Misisipi tregon se ato nuk kanë qasje ose përmbajtja e tyre është fshirë.