Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 15:29

Beograd – . Vetëm shtatë për qind e banorëve serbë do ta tregonin vendndodhjen e tij që të merrnin më pas shpërblimin prej 10 milionë eurove.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga hulumtimi i opinionit publik i realizuar në fillim të majit. Të dhënat përmes një interviste për mediat serbe i ka publikuar, Presidenti i Këshillit Kombëtar për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës dhe Ministri për Punë Sociale në Serbi, Rasim Ljajiq.

Sipas Lajiq, vetëm 34 për qind e serbëve e mbështesin arrestimin e tij, ndërsa 40 për qind e tyre besojnë se ai është një hero i akuzuar.

Ndërkaq, vetëm 29 për qind e serbëve besojnë që qeveria e tyre do ta gjejë dhe më pas arrestojë Ratko Mlladiqin. Sipas Lajiqit, këto të dhëna janë më shumë një reagim i qytetarëve të Serbisë ndaj situatës së rëndë ekonomike dhe sociale.

“Ambienti është i tillë që qytetarët kërkojnë fajtorë për pakënaqësitë e tyre”, ka thënë Rasim Lajiq.

Sipas ministrit serb, banorët e Serbisë mendojnë që për këto çështje janë fajtorë pushteti dhe presionet e bashkësisë ndërkombëtare.