Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 10:39

Ankara – Ankaraja është e brengosur për shkak të vrasjes së njërit prej djemve dhe tre nipërve të Moamer Gadafit gjatë sulmeve ajrore të NATO-s dhe druan se kjo do të çojë deri te përleshjet më të ashpra dhe thellimi i destabilitetit në Libi, kumtuan sot mediumet turke.

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutogllu dhe diplomatë të tjerë turq shprehën brengosje se shkaktimi i goditjeve ndaj anëtarëve të familjes së Gadafit do të ketë pasoja serioze.

Si një nga pasojat ata e cekën përforcimin e sulmeve të forcave lojale të Gadafit kundër kryengritësve në Misrata, ndërsa aktivizimi i përleshjeve do ta bëjë më të vështirë furnizimin me ndihmë humanitare.

Diplomatët turq mendojnë se goditja më e madhe do t’u shkaktojë përpjekjeve ndërkombëtare për gjetjen e zgjidhjes për gjendjen në Libi. Turiq më tepër është e brengosur se zhvillimi i fundit i ngjarjeve do ta ulë aktivizimin e mundshëm të negociatave rreth udhërrëfimit të propozuar nga ana e Ankarasë.