Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 11:21

Ankara – Dy ushtarë turq janë vrarë sot në momentin kur kanë dalë nga shtëpitë e tyre në qytetin Joksekova, në juglindje të Turqisë.

Sulmet janë kryer në qarkun Hakari, në kufirin me Iranin dhe Irakun, i cili është qendër e përleshjes mes shtetit dhe kryengritësve kurdë.

Tash prë tash nuk është e ditur nëse një ose disa persona i kanë sulmuar ushtarët, të cilët kanë qenë të veshur me veshje civile.

Ndërkohë, në kryeqytetin turk, Ankara jehoi një shpërthim në një rrugë frekuentuese, pranë së cilës ndodhen ndërtesa qeveritare dhe ushtarake, me ç’rast është shkatërruar një automjet ushtarak. Sipas mediave turke shpërthimi me siguri është shkaktuar nga një bombë me fuqi të dobët.