Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 13:21

Stamboll – Në Ankara përfundoi ndërtimi i xhamisë më të madhe në Turqi, e cila ka sipërfaqe prej 23 mijë metra katrorë.

Në korrik të këtij viti pritet të miratohet projekti për rregullimin e brendshëm të kompleksit grandioz, i ndërtuar nga Drejtoria turke për religjion.

Xhamia do të jetë me kapacitet prej gjashtë mijë personave, të cilët do të mund të luten brenda, ndërsa së bashku me ata të cilët do të luten jashtë, kapaciteti do të jetë 30.000 persona.

Xhamia më bashkëkohore në Turqi do të jetë në gjashtë kate, me katër minare, prej të cilave secila do të jetë e lartë 63 metra.

Është paraparë parking nëntokësor për dy mijë automobila, pavijone për shitje të suvenireve, restorant, kënd për fëmijë, si dhe akuarium gjigant, i cili nga lartë do të jenë i mbuluar me xham.

Në xhami ka kamera për vëzhgim, sistem ndriçues elektronik, nxehje në dysheme, kondicionerë.

Parashikohet që ceremonitë zyrtare të varrimit, të cilat tani kryhen në xhaminë Koxhatepe në Ankara, në të ardhmen të zbatohen në xhaminë e re, bashkëkohore.

Parashikohet që ndërtimi i tërësishëm i xhamisë së re të kryhet për një vit e gjysëm.