Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 12:01

Ankara – Presidenti i Turqisë Abdullah Gjyl deklaroi në pritjen e takimit të sotëm në vendin e Karagjorgjes se Samiti i Turqisë, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve në rajon.

Gjyl mbrëmë deklaroi se ky proces tripjesësh, qëllimi i të cilit është zgjidhja e problemit midis BeH-së dhe Serbisë, filloi me mirëkuptim të ndërsjelltë.

Ai përkujtoi se në kuadër të këtij procesi Serbia dhe BeH-ja vitin e kaluar emëruan ambasadorë në Beograd, përkatësisht në Sarajevë.

Presidenti i Turqisë përkujtoi se më 24 prill të vitit të kaluar në Samitin e parë në Stamboll, presidenti Boris Tadiq, Gjyl dhe kryesuesi i presidencës së BeH-së, Haris Silajxhiq miratuan deklaratë, e cila i garanton integritetin territorial dhe sovranitetin e BeH-së.

“Turqia i kushton rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit të Ballkanit, e gjithashtu edhe përmirësimit të marrëdhënieve midis BeH-së dhe Serbisë”, shtoi Gjyl.

Tadiq, Gjyl dhe anëtarët e presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviq, Zhelko Komshiq dhe Nebojsha Radmanoviq sot në vendin e Karagjorgjes do të mbajnë Samitin e dytë të tre vendeve.