Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 13:21

Ankara – Katër persona e humbën jetën dhe mbi 80 janë lënduar në tërmetin i cili mbrëmë e goditi Turqinë perëndimore. Paraprakisht u kumtua për dy viktima.

Intensiteti i tërmetit ka qenë 5,7 ballë sipas shkallës së Rihterit të regjistruar në orën 23:15, sipas kohës lokale. Epiqendra ka qenë në rreth 70 km nga Kjutahia, qytet në pjesën peërndimore të shtetit. Në këtë rajon është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

Tërmeti është ndjerë edhe në rajonin e Marmarasë, në Stamboll, Bursë, Jallovë, Balikeshir dhe Çanakkale. Në Bursë, e cila është në 120 km nga Kjutahia tërmeti ka shkaktuar panik të fuqishme, njoftojnë mediat lokale.